Kukësi huazon një tjetër talent, gjen akordin me Osijekun

Skuadra e Kukësit nuk ka bërë vetëm blerje këtë merkato, por ka huazuar dhe disa talentë. Pas Umar Kamara, i cili erdhi si i huazuar nga skuadra e Besëlidhjes, verilindorët kanë arritur akord dhe me klubin e Osijekut për Mirlind Dakun, sulmuesi i përfaqësueses U-21 të Kosovës.

Daku luajti sezonin e shkuar për Osijek II në kategorinë e dytë kroate, ku u aktivizua 15 herë dhe shënoi dy gola. Po ashtu, 21-vjeçari është një titullar fiks edhe te moshat e Kosovës. Në fund të sezonit, Kukësi ka dhe të drejtën e blerjes përfundimisht të kartonit të tij.

Njoftimi i Kukësit:

Klubi njofton arritjen e marrëveshjes me ekipin kroat të Osijek për futbollistin Mirlind Daku.

Shtatlarti vjen në formë huazimi te skuadra jonë, me të drejtë blerjen e kartonit të tij.

21-vjeçari, i cili mbron ngjyrat e “Dardanëve” U-21, ka luajtur me skuadrën e Hajvalia dhe Llapit në Kosovë.

Gjithashtu, Daku është aktivizuar në shtatë ndeshje me Kosovën U-21,  ku është dhe autor i dy golave.

Futbollisti i datëlindjes 1998, luan si sulmues qendre dhe sezonin e shkuar u aktivizua 15 herë për Osijekun në Kroaci, duke shënuar dy gola.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online