Kukësi gati për surprizën, kërkon sulmues në Austri

Në orbitën e kampionëve janë disa sulmues, ku më tërheqësi duket emri i një austriako-polaku me CV të shkëlqyer

Jurgen Zela

Kur duhen dhe tetë ditë nga debutimi i shumëpritur në Champions League, gjithçka duket se po shkon sipas planit. Krahas përgatitjeve, skuadra është përforcuar ndjeshëm me elementë cilësorë, duke veçuar këtu spanjollin Serran apo izraelitin Nasar. Edhe pse duhen dhe fare pak ditë që të paraqitet lista, me lojtarët që do të federohen për dy ndeshjet me Sherifin e Tiraspolit,  kjo gjë nuk i pengon drejtuesit e Kukësit që të shohin për të tjera afrime, këtë herë që të bëjnë akoma më shumë diferencën me grupin aktual. Pas mbrojtjes dhe mesfushës që cilësohen si reparte të kompletuara, në Kukës janë në kërkim të një sulmuesi që të rivalizojë kroatin Pejiç për fanellën e titullarit, ose të zëvendësojë Eminin. Kampionët po studiojnë shumë futbollistë dhe në listë janë edhe disa sulmues me shumë eksperiencë në Austri, ku spikat për momentin një emër. Natyrisht, menaxheri Naim Halili ka një detyrë tepër të vështirë, sepse kostot janë shumë të larta.

SIKORSKI

Prej ditësh ishte njoftuar se kuksianët janë në bisedime me një sulmues cilësor, por “Sport Ekspres” së fundmi ka mësuar se bëhet fjalë për polakun Daniel Sikorski. I lindur në Varshavë, por i formuar si futbollist në Gjermani, 29-vjeçari ka dalë nga akademia e Bajernit të Mynihut, duke u aktivizuar dy sezone në radhët e gemanëve, duke koleksionuar plot 68 paraqitje, por duke mos fituar asnjëherë besimin për të pasur minuta me skuadrën e parë. Pas tre sezonesh në Poloni, sulmuesi kaloi një eksperiencë në Zvicër, me skuadrën e Sant Gallen, për t’u aktivizuar më vonë në Rusi, Austri dhe së fundmi në Rumani, me Gaz Metanin. Edhe pse pozicioni i tij është sulmues qendre, mund të adaptohet mjaft mirë dhe si një sulmues i djathtë.

OFERTA

Kukësi i ka bërë një ofertë zyrtare sulmuesit dhe pritet tashmë përgjigja e lojtarit. Normalisht fakti që bëhet për një lojtarë me kualitet, pretendimet e larta financiare mbeten e vetmja pikë që mban pezull transferimin tek kampionët. Edhe pse nuk ka shumë kohë, ditët e ardhshme mbeten për tu parë nëse do të arrihet një marrëveshje apo jo. Trajneri Gjoka e preferon shumë Sikorskin dhe beson në aftësinë e tij. Transferimi në Kukës do të ishte një nga “bombat” e kësaj merkato dhe Pero Pejiç do të kishte një konkurrent mjaft të fortë, për vendin e titullarit në majën e sulmit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online