Edhe pse me Kukësin nuk ka përfunduar beteja dhe sipas asaj që deklaron presidenti Safet Gjici duket se gjithçka do të zgjidhet nga UEFA e FIFA, Elton Kale është tashmë i Flamurtarit.
Mesfushori ofensiv, i cili luan edhe si sulmues krahu, është paraqitur në Vlorë, ashtu si Torasa, ndërsa në orët e ardhshme pritet prezantimi.
Një foto me administratorin Sinan Idrizi, publikuar nga klubi vlonjat, ka qenë përgjigja pa fjalë për Kukësin.
Si Torasa, ashtu edhe Kale, do të jenë 1 vit nën kontratë me të drejtë rinovimi dhe për vitin tjetër.