Talenti gjerman në Premier Ligë, Shalke merr “qindarka”

0

Kampioni i Europës me Gjermaninë U-21, Maks Majer, është pranë firmës me Kristal Palas, në Premier Ligën angleze, raporton The Guardian. Majer ka qenë futbollist i lirë, që pas largimit plot polemika nga Shalke në fund të sezonit të shkuar, ndërsa tashmë po bisedon me klubin londinez, që duket se ka fituar derbin me Arsenalin, por edhe Liverpulin e Marsejën.

Mesfushori 22-vjeçar pritet të kryejë kontrollet mjekësore sot dhe do ishte një goditje e shkëlqyer për Roj Hoxhson në prag të sezonit të ri, sepse bëhet fjalë për një talent të madh, të aftë të luajë si numër 10, ose më i tërhequr, ndërsa ka qenë edhe pjesë e kombëtares A, duke debutuar që në vitin 2014.

Sezonin e fundit Majer refuzoi rinovimin e ofruar nga Shalke dhe nisi një konflikt i gjatë, derisa në prill Majer i nxor jashtë skuadre. Këtë verë shumë klube iu afruan, por gjermani dhe agjentët e tij kishin kërkesa “të rënda”, që me sa duket Kristal Palas ia ka plotësuar.

Ndërkaq, Shalke doli e humbur në këtë histori, sepse humbi falas një futbollist që vlente të paktën 20 milionë euro në treg. Në fakt, jo falas, sepse Shalke do të marrë 500.000 euro si taksë formimi. Ngushëllim tepër i vogël!

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.