“Kukësi e ka ndihmuar Partizanin, ju tregoj problemet dhe ku do luajmë sezonin e ri!”

Ernest Gjoka ka dalë në konferencë për shtyp ditën e sotme. Kukësi përballet me Tiranën nesër dhe kreu i pankinës verilindore e nisi kështu: “Sa po vijnë e vështirësohet gjërat. Ne objektivat tona i kemi përcaktuar më përpara. Tashmë duhet të blindojmë vendin e dytë dhe të shkojmë deri në finalen e Kupës së Shqipërisë”.

Në lidhje me Tirana, Gjoka shtoi: “Tirana është në një  moment të vështirë dhe kjo e bën edhe ndeshjen mjaft të vështirë. E dimë që do jenë agresivë nesër dhe do kërkojnë gjithçka. Kjo do të rrisë më shumë adrenalinën e ndeshjes. Edhe ne kemi objektivat tona, na duhen patjetër rezultate pozitive për të arritur objektivat që kemi. Nesër shkalla e vështirësisë është maksimale”.

Humbja me Flamurtarin u shoqërua me raste të humbura dhe gabime në prapavijë: “Futbolli prandaj është i bukur, pasi është i paparashikueshëm. Kur menduam se e kishim ndeshjen nën kontroll, kur po luanim mirë, po krijonim dhe po humbnim raste, atëherë na goditi kundërshtari në një moment që loja ishte nën kontrollin tonë. Në analizën që kemi bërë me ekipin u kam thënë djemve që ajo ndeshje duhet të na bëhet mësim. Duhet të jemi më cinikë. Nëse shënonim, ndoshta do ishte ndryshe. Pësuam një humbje që nuk duhej, pasi do i shërbente skuadrës për moralin. Do kishim bërë nja hap më të sigurt për vendin e dytë. Shohim përpara”.

Nesër Kukësi luan me Tiranën, kurse të mërkurën me Skënderbeun gjysmëfinalen e parë të Kupës. Gjoka, në lidhje me përballimin e garës, u shpreh: “I kam thënë skuadrës që këto tetë javë janë sa një vit për objektivat. Kështu që për ne nuk ka më e diel e mërkurë. Të gjitha janë ndeshje të rëndësishme. Problemi janë dëmtimet, madje të parikuperueshme dhe që zgjatin. Kështu që do shtrëngohem dhe kam besimin që çdo lojtar që do të jetë në fushë do të japë maksimumin”.

Një koment edhe në lidhje me mungesën e Shametit: “Shameti ka shumë vite këtu, skuadra e ndjen mungesën e tij. Kështu ndodhi edhe me Musollin, mungesa e tij ndikoi në ekuilibrin e skuadrës në mesfushë. Këto lloj dëmtimesh dëmtojnë mentalitetin e skuadrës. Shameti e nisi stërvitjen dy ditë, por dëmtimi që ka (zgjatje ligamenti) e detyroi stafin mjekësor ta tërhiqte nga fusha. I duhen edhe pesë ditë për të parë rikuperimin. Kjo është situata për momentin, do vazhdojmë edhe disa kohë pa të”.

Gjoka analizon edhe problemet e Kukësit që e shkëputën 12 pikë me Partizanin: “Edhe kur isha jashtë Kukësit, thuhej që kjo skuadër ka cilësi. Kjo pranohet nga të gjithë. Një nga faktorët që ka ndikuar është stadiumi, ekipi ka luajtur ashtë. Akoma nuk kanë gjetur një ekuilibër për të luajtur. Ky është një nga problemet. Skuadra kurrë nuk ka dhënë maksimumin për cilësitë që ka. Ka pasur kohë shumë, por edhe pak. Në janar prurjet nuk e kapën mentalitetin e Kukësit. Ata duhet ta kuptojnë që janë skuadra elitare. Kur vjen te Kukësi, vjen për të dalë kampion. Këtu nis presioni dhe kush nuk e kupton bie moralisht seria të kape ritmin. Disa nga këto faktorë kanë ndikuar që Kukësi të bëjë disa hapa fals. Sigurisht edhe Partizani ka bërë një kampionat shumë të mirë, por edhe Kukësi e ka ndihmuar pa dashje të shkëputet kaq shumë”.

“Mungesa e tifozëve? Personalisht e dua stadiumin plot, sepse më jep edhe më shumë kënaqësi e adrenalinë. Futbolli është sport për tifozët, pasi pa tifozët jemi shurdh memecë. Në këto momente që jemi mund të ndikojë negativisht për Tiranën, pasi tifozeria e tyre dihet që është një ndër më të mirat në Shqipëri. Ne jemi mësuar të luajmë pa tifozë dhe mendoj që do jetë njësoj. Skuadra ka nisur të përshtatet me këtë gjë”.

“Ku do luajë Kukësi sezonin e ardhshëm? Sigurisht që do të jetë e vështirë. Presidenti po mundohet që tani që të sigurojë një shtëpi për Kukësin, që të jetë një stadium i përhershëm për gjithë vitin tjetër. Kjo gjë do të ishte shumë pozitive për Kukësin. Një vend që po mendohet nga presidenti të marrë stadium me qira është një stadium që ka shumë banorë nga Kukësi. Në Kamëz? Sigurisht.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online