Kukësi barometri i Partizanit, mbrojtja garancia e “demave”

Plot 8 ndeshje radhazi pa humbje, asnjë gol i pësuar, vendi i parë në klasifikim dhe kualifikim në Kupë pa sforco. Partizani po i bën gjërat në mënyrën e duhur, por mbi të gjitha kur vjen puna për  të përmendur fjalën titull janë mjaft të kujdesshëm dhe nuk kalojnë në aventurë.

Ndeshja e radhës është me Kukësin në transfertë, një kundërshtar direkt për kreun e klasifikimit, por mund të jetë dhe barometri për “të kuqtë”, të cilët duhet thënë kanë arritur rezultate, por dhe kanë prodhuar lojë.

Pika më e fortë e “demave” duket se është mbrojtja, pasi në 6 ndeshje radhazi nuk është pësuar asnjë gol. Në të vetmen herë që kundërshtarët kanë gëzuar ka qenë sfida e javës me Skënderbeun, ku vendoi një 11-metërsh në limitet e ndeshjes. Hoxha e ka nxjerr një herë topin nga porta, por dhe për kundërshtarët ka qenë e vështirë që të krijojnë raste, çka tregon se mbrojtja po funksionin mirë, edhe pse nuk kanë munguar ndonjëherë ndryshimet mes Belicës, Gojkoviçit dhe Atandës që kanë bërë rokadë.

Kukësi është treguar pragmatist dhe me përjashtim të ndeshjes me Tiranën, në takimet e tjera është mjaftuar me nga 1 gol, ndaj me Partizanin ka një malore të madhe para.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *