Kujt i duhen Mbape e Nejmar? PSG vijon të zbavitet në Ligën 1

PSG tregoi se nuk varet tërësisht nga yjet e saj Mbape e Nejmar, pasi mposhti lehtësisht Sent Etien, 4-0.

Trajneri Tomas Tuhel mendoi për Champions League dhe e la pushim Nejmarin, për shkak të ndeshjeve me kombëtaren, ndërsa Mbape ishte i pezulluar.

Gjithsesi, Julian Draksler përfitoi nga mungesa e yjeve dhe më në fund gjeti formacionin, duke shënuar golin e parë të ndeshjes pas 22 minutash lojë.

Në pjesën e dytë Kavani shënoi nga pika e bardhë, Di Maria shënoi të tretin dhe i riu Musa Diabi kompletoi festën, me golin e parë personal në futbollin profesionist.

Fitorja mban PSG me pikë të plota, me 5 fitore në po aq ndeshje, rekord për trajnerin Tomas Tuhel, sepse asnjë trajner i PSG-së nuk e kishte nisur me ecuri kaq perfekte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online