Kualifikim historik dhe sprint drejt spitalit, emocione unike për portierin e Njuportit!

FA Cup është kompeticioni më i vjetër në botë i futbollit dhe dhuron gjithmonë emocione e surpriza. Kështu ndodhi dhe gjatë mbrëmjes së kaluar. Ekipi i Njuportit garon në divizionin e katërt të futbollit anglez, por kjo nuk e ka penguar që të eliminojë Midëllsbroun që renditet i pesti në “Championship”.

Vendasit fituan me rezultatin 2-0 dhe tashmë do të përballen me Mançester Sitin në fazën e 1/8 të kupës. Festë e madhe për Njuportin, ndërkohë që ka rënë në sy mungesa e portierit Xho Dej. 28-vjeçari ka patur një gëzim më të madh. Gruaja e tij ishte shtruar në spital gjatë zhvillimit të ndeshjes dhe ka sjellë në jetë dy binjakë.

Portieri ka pritur me padurim fundin e ndeshjes për të nxituar drejt spitalit. Festë e dyfishtë për të, që tashmë është shtuar me dy engjëjt e vegjël.

Gruaja e Xho Dejt, portierit të Njuportit, ka qenë në pritje të lindjes së dy binjakëve gjatë këtyre ditëve. Ata kanë lindur gjatë zhvillimit të ndeshjes së FA Cup. Sapo arbitri fishkëlleu përfundimin e ndeshjes, Xho ka vrapuar drejt tunelit të stadiumit për t’iu bashkuar gruas së tij në spital. I urojmë fat të mbarë Xhosë dhe familjes së tij”, shkruhet në komunikatën e organizatorëve të FA Cup.

Një mbrëmje e paharrueshme për ekipin modest dhe portierin e saj, ndërsa tashmë ata do të kenë luksin të shijojnë një duel fantastik kundër kampionëve në fuqi të Anglisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *