Kujtohet Partizani, zyrtarizon largimin e Prognit

Edhe pse ishte bërë e ditur që ditën e djeshme, kur Gerhard Progni është bashkuar me Teutën, ka ardhur dhe njoftimi i klubit Partizani, që ka njoftuar mbylljen e bashkëpunimit me mesfushorin. Kryeqytetasit e falënderojnë tropojanin për kontributin e dhënë gjatë periudhës që ka veshur fanellën e “demave”.

Me skuadrën e kuqe, Progni u aktivizua në 33 ndeshje, duke arritur që të shënojë dhe 8 gola. 31-vjeçari do të jetë pjesë e skuadrës së Teutës së Durrësit.

Postimi i Partizanit

“Klubi njofton mbylljen e bashkëpunimit me Gerhard Prognin. Mesfushori 31-vjeçar ka ndërprerë me mirëkuptim marrëveshjen me Partizanin. Progni i cili iu bashkua skuadrës përgjatë sezonit 2017 – 2018 regjistroi 33 aktivizime duke realizuar edhe 8 gola.

Klubi falënderon Gerhard Prognin për kontributin e dhënë me fanellën e kuqe dhe i uron njëkohësisht suksese në karrierë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online