Krizë dëmtimesh edhe te Juventusi, një tjetër mesfushor shkon në infermieri

Dëmtimet në repartin e mesfushës janë bërë një makth i vërtetë për trajnerin e Juventusit, Masimiliano Alegri. Gjermani Emre Çan do i duhen disa javë për të marrë vendin nga operacioni në tiroide, ndërsa Pjaniç pësoi një dëmtim muskulor në grumbullimin me Bosnjën, por ka dhe një dëmtim të tretë.

Bëhet fjalë për Sami Kedirën. Mesfushori 31-vjeçar ka dëmtuar kyçin e këmbës në seancën stërvitore të ditës sotme. Lajmi është bërë i ditur nga klubi me anë të një komunikate, ku bëhet e ditur se gjermani do t’i nënshtrohet analizave të detajuara mjekësore për të zbuluar shkallën e vërtetë të dëmtimit.

Të shtunën e ardhshme Juventus do të presë SPAL-in në Torino dhe me shumë gjasa Alegrit do ketë të gatshëm për repartin e mesfushës vetëm francezin Blez Matuidi dhe uruguaianin Rodrigo Bentakur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online