Humbja e thellë 4 – 1 ndaj Napolit nuk ka është përjetuar mirë nga tifozët e Interit. Me mijëra prej tyre kanë shfryrë në rrjetet sociale. Në rrjetin social “tëitter”, në harkun e pak orëve një ndër ‘hashtaget’ më të përdorura ishte ‘Spalleti Out’ (Spaleti jashtë).
“Po luajmë për kualifikimin në Champions dhe ekipi futet në fushë pa dëshirë, pa krenari dhe pa dinjitet”, shkruan njeri prej shumë tifozëve të zemëruar të ekipit zikaltër, ndërsa në reagimet te faqja zyrtare e klubit ka me mijëra komente të tipit: “T’iu vijë turp”, “Shporruni të gjithë”, “të padenjë”.
Përveç tifozëve të thjesht, kritikat kanë filluar edhe nga “ish”-ët e klubit, një prej tyre sulmuesi i njohur i viteve 80-të, Alesnadro Altobeli, i cili shkroi: Nuk na mbetet veçse të qajmë, përkundrazi, ju të bëni për të qarë. Të dielën do jemi 80 mijë, sepse nuk jemi si ju!!! Do t’ju mbështetim nga fillimi deri në fund, qëndroni të qetë, por pastaj edhe po fituam, një breshëri fishkëllimash nuk ua heq askush. Nuk jemi idiotë!
Non ci resta che Piangere,anzi Fate Piangere,ma noi siamo Testardi!!!domenica saremo 80mila mica siamo come voi!!!vi inciteremo dall’inizio alla fine state tranquilli,ma poi anche se vinciamo una BORDATA di fischi non ve la toglie nessuno,SIAMO MICA PIRLA,AMALA AL-TOBEL. pic.twitter.com/CxKu8zPKqp
— SPILLO ALTOBELLI (@ALTOBELLIGOL) May 20, 2019