Krenaria e Tiranës janë 17-vjeçarët kampionë

Tirana është në zi me futbollin e të rriturve, por me 17-vjeçarët shkëlqen dhe merr titullin e radhës. Ekipi U-17 i bardhebluve ka arritur të shpallet kampion nën drejtimin e Sulejman Memës. Skuadra e 17-vjeçarëve mbajti lart nderin skuadrës së madhe, sepse u shpall kampione e kësaj kategorie në finalen kundër Akademisë së Futbollit. Skuadra e Sulejman Memës ia doli të triumfonte në ndeshjen e luajtur në “Selman Stermasi” vetëm pas lotarisë së 11-metërshave. Pas 80 minutave lojë nën diellin përvëlues dhe lodhjes që u ndie gjatë minutave të fundit, fati i titullit kampion do të vendosej nga pika e bardhë ku bardheblutë triumfuan 4-2. Një fitore për të lumturuar 17-vjeçarët e Tiranës, në momentin kur klubi është në pikën më të errët të tij.

PJESA E PARË – Një ndeshje me ritëm të kënaqshëm ajo mes Tiranës dhe Akademisë së Futbollit, skuadra të cilat diskutojnë mes tyre titullin kampion për paratërinj. Një lojë deri diku e barabartë, por me skuadrën e Akademisë që është me e rrezikshme në zbritjet e saj. Basha për bardheblutë dha një sinjal me një gjuajtje nga distanca, por nuk kishte shënjestrën e duhur. Kapiteni Tuci rrezikoi me një goditje me kokë në minutën e 15-të, por portieri Mati i Tiranës kontrolloi sferën në dy kohë. Xheka për Akademinë dhe Murrja për bardheblutë regjistruan rastet e radhës në portat respektive, ndërkohë që skuadra e drejtuar nga Sulejman Mema tenton të vertikalizojë shpesh për Veriun, por në shumicën e rasteve gjendet në pozicion jashtë loje. Më e qartë skuadra e Akademisë, që zbret rrezikshëm në sulm dhe i afrohen golit me Ballgjinin. Tuci ekzekutoi një goditje dënimi, topi nuk u kontrollua nga Mati dhe mbrojtësi i Akademisë fare pranë portës nuk shënoi dot, edhe për meritë të portierit kundërshtar. Pjesa e parë u mbyll me një rast të Dragoshit, që me kokë nuk gjeti dot kuadratit. Me rezultatin 0-0 të dyja skuadrat shkuan në dhomat e zhveshjes.
PJESA E DYTË – Lodhja u ndje tek të dyja skuadrat dhe kjo reflektohet edhe në fushën e blertë, teksa ritmi ra ndjeshëm. Veriu për Tiranën kishte një rast të mirë, por pasi shmangu portierin jashtë zone, nuk pasoi siç duhet për Murrjën, që ndodhej brenda në zonë me portën e boshatisur. Koleci për Akademinë vuri në provë portierin Mati në minutën e 51-të, teksa goditi fort nga një goditje dënimi prej rreth 25 metrash distancë. Toro, Çejku dhe Selimi janë të përzgjedhurit e Memës për t’i dhënë freski skuadrës së tij, por nuk ka ndonjë ndryshim në lojë. Në fund të takimit ishte Tuci që provoi të befasonte më një goditje dënimi, por gjuajtja e tij ishte ballore dhe Mati kontrolloi topin pa probleme. Deri në fund rezultati mbeti i pandryshuar dhe fati i ndeshjes mbeti për t’u nga pika e bardhë e penalltive.

Stadiumi “Selman Stërmasi”, Tiranë

Tirana – Akademia F    0-0

Me penallti 4-2 shpallet kampione Tirana

Tirana: Mati, Dragoshi, Xhaferraj (Toro 50`), Isha, Ismailgeci, Çelhaka, Bakaj (Çejku 50`), Murja (Tabaku 66`), Basha, Veriu (Çela 71`), Selenica (Selimi 57`). Trajner Sulejman Mema.
Akademia F: Çeka, Ballgjini, Trokthi, Guni, Skënderi, Laho (Lila 80`), Tuci, Daja, Xheka (Hajdëraj 71`), Koleci, Corri (Peposhi 51`). Trajner: Elidon Topi.
Gjyqtarët: I. Myrtja, S. Zeka, F. Thorrja, H. Bundo (Shkodra)
Delegat: Eraldi Shera (Shijak)
Kartonë të verdhë: Xhaferraj 34`, Çela 70` / Laho 42` .

Penalltitë
Tirana: Ismajlgeci (J/G) pret portieri, Isha (G), Dragoshi (G), Çelhaka (G), Tabaku (G)
Akademia e Futbollit: Tuci (J/G), pret portieri, Guni (G), Koleci (G), Hajdëraj (J/G) pret portieri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online