45 vjet pritje, Hadërsfildi fiton finalen më të pasur në futboll

0

Më shumë se 4 dekada në errësirë dhe më në fund Hadërsfild Taun ia ka dalë mbanë, duke u kthyer në Premier Ligën angleze. E ka bërë në mënyrën më dramatike të mundshme: në play-off, kualifikim me 11-metërsha për në finale ndaj Shefild Uensdit dhe ngjitje në Premier Ligë duke mposhtur 4-3 sërish me 11-metërsha Redingun.

Ndeshja e djeshme, përballë 76.000 tifozëve në “Wembley”, vlente rreth 170 milionë sterlina, që do të shtohen nëse Hadërsfildi mbijeton sezonin e ardhshëm: asnjë ndeshje në botë nuk vlen sa kjo finale!

Në stol është David Vagner, ish-zëvendëstrajneri i Borusia Dortmundit, që realizon një mrekulli të vërtetë, sepse sezonin e shkuar Hadërsfildi mbijetoi me vuajtje, ndërsa buxheti është ndër më modestët në Championship.

Me zgjuarsi e shumë punë shoku i ngushtë i Jyrgen Klopit ia doli mbanë të ndërtonte një skuadër të vërtetë, edhe pse verën e shkuar e rindërtoi skuadrën, me 13 afrime. Për të ndërtuar një grup të bashkuar, Vanger e çoi skuadrën verën e shkuar në Suedi, në një fshat ku nuk kishte ujë të rrjedhshëm për të bërë dush dhe ushqimi duhej siguruar e gatuar nga vetë lojtarët.

Tani klubi nga Jorkshër, në veri të Anglisë, e nis nga portieri Uord, qendërmbrojtësi gjerman Shindler, sulmuesi gjerman Kaçunga dhe zbulimi i sezonit, mesfushori australian Moj, i marrë në huazim nga Mançester Siti verën e shkuar. Tashmë Hadërsfildi shpreson ta mbajë edhe një sezon yllin e Australisë, për të tentuar mrekullinë e radhës, qëndrimin në Premier Ligë.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.