Blerim Krasniqi gjeti golin e dytë në Superiore në takimin ndaj Laçit, ku korçarët u rikthyen te fitoret pas gjashtë humbjes radhazi. Sulmuesi kavajas ka folur për “RTSH Sport”, ku foli për mungesën e golin dhe përballjen se dielës ndaj Flamurtarit.
“Normalisht jemi pak larg nga vendi i parë, por asnjëherë nuk i dihet kanë mbetur dhe shumë ndeshje. Nuk mund të them diçka për titullin ose Kupën”
“Të gjithë e dimë se nuk kishim kohë për të humbur, pavarësisht se as fatin nuk e kemi pasur me vete. Tani na mbetet të futemi në fushë e të japim gjithçka”.
MUNGESA E GOLIT – “Për katër muaj kemi pësuar shumë dëmtime dhe s’kam qenë në formën më të mirë. Goli më ka munguar, por tani që shënova dhe skuadra mori tre pikëshin ndihem shumë mirë”.
FLAMURTARI – “Flamurtari ka dhe lojtarë të tjerë që mund t’i zëvendësojnë ata që janë larguar. Ne si në çdo ndeshje synojmë tre pikëshin”.