Kina bën gati milionat, një kampion bote për vendin e lënë bosh nga Lipi

0

Federata kineze e futbollit është vënë në kërkim të një trajneri për vendin e lënë bosh nga Marçelo Lipi, i cili dha dorëheqjen pas tri vitesh në krye të pankinës së kombëtares aziatike.

Sipas së përditshmes italiane “La Republica” kandidati favorit për të pasuar 70-vjeçarin është një tjetër protagonist i Botërorit “Gjermani 2006”, ku Italia u shpall kampione nën drejtimin e Lipit.

Bëhet fjalë për Fabio Kanavaron. Fituesi i Topit të Artë trajnon prej tre vitesh në Kinë, ku ka fituar dy trofe me skuadra si Tianzhin Kuanzhian dhe së fundmi me Guanzhou Evergraned.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.