Blerim Krasniqi gjeti golin e parë sezonal dhe normalisht që është i kënaqur. I blerë vjet tek Apolonia, sulmuesi tanimë është zgjedhja e parë për sulmin. Në emisionin “Gol pas goli” në Supersport fillimisht ai u shpreh kështu: “Nuk kam pasur shumë minuta edicion e shkuar. Falënderoj trajnerin që po më jep mundësinë dhe do të jap më të mirën. Më vjen mirë që fituam, por dhe që shënova dhe u zhbllokova”.
Kavajasi premton se korçarët kanë akoma shumë për të dhënë: “Skënderbeu është Skënderbeu. Jemi djem të rinj dhe do mundohemi të japim më të mirën. Kemi akoma për të dhënë për këtë skuadër”.
Para ndeshjes ishte në dyshim për të luajtur, por Krasniqi zbriti nga minuta e parë në fushë. “Kam qenë me grip. Ishte dëshira ime dhe trajneri më besoi që të filloja nga fillimi dhe më pas e shpërbleva”, u shpreh sulmuesi.
Në fund ai foli edhe në lidhje me kontaktin që pati me trajnerin Daja, por edhe me Shehin. “Me Dajën fola në fillim të ndeshjes dhe më pas nuk kam folur. Shehi më tha që të jap maksimumin si çdo herë”.