Kovaçiç: Dua të qëndroj te Çelsi, Hazard më ka pyetur për… Realin

Mateo Kovaçiç la në verë Realin e Madridit për të kaluar te Çelsi në formë huazimi. Mesfushori është përshtatur shumë mirë me Premier Ligën, ndërsa skemat e Sarrit janë perfekte për cilësitë e tij.

Kroati ka folur për “Sky Sports Uk”, duke treguar se ndihet për mrekulli në kryeqytetin anglez, por në fund vendos Reali për të. Kovaçiç ndalet dhe te shoku i tij i skuadrës, Eden Hazard. Belgu është ylli i ekipit, ndërsa e ka shprehur qartë dëshirën e tij për t’u transferuar te “Los Blancos”.

ÇELSI – “Mendoj se kalimi te Çelsi ishte një nga gjërat më të drejta që kam bërë në karrierë. Ishte një hap që vërtetë dëshiroja ta bëja dhe doja të vija këtu. Dua të falënderoj Realin e Madridit, ashtu si dhe Çelsin, që më dëshironte shumë. Më pëlqen gjithçka në Londër dhe po zbavitem shumë. Jam shumë i lumtur, qyteti është fantastik, klubi është një nga më të mirët në botë dhe shokët e skuadrës janë fantastikë. Më duhet të respektoj Realin, por dëshiroj të qëndroj te Çelsi dhe dua të jap maksimumin çdo ditë.”

HAZARD – “Eden është një lojtar i pabesueshëm. E dija që ishte i fortë, por nuk e mendoja se mund të ishte ndër 2-3 lojtarët më të mirë në botë. Më ka pyetur për Realin e Madridit, por për momentin jemi të dy të përqendruar për të bërë një sezon të madh me Çelsin, më pas do të shohim se çfarë do të ndodhë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online