Kevin Vogt është dëshira e radhës për Niko Kovaç. Mbrojtësi aktivizohet me Hofenhajm në Bundesligë. Eshtë një nga lojtarët më të mirë të ekipit të tij dhe ka spikatur vazhdimisht me shpejtësinë e tij, përtej 194 cm gjatësi. Kovaç e pëlqen shumë profilin e 27-vjeçarit dhe sipas “Sky Sport”, ka orientuar drejtuesit për blerjen e tij.
Vogt do të vinte si qendërmbrojtësi i tretë në “Allianz Arena”. Kjo situatë përbën një problem për lojtarin. Atij do i duhej të sprovohej shumë për të qenë titullar. Duhet të mundë konkurrencën e yjeve si Hernandez, Pavard dhe Shyle. Edhe Boateng është akoma në Bavari, por me shumë mundësi do të largohet këtë verë.
E gjithë kjo pritet ta bëjë lojtarin të hezitojë në marrjen e vendimit të tij. Ndërkohë, vlera e kartonit të gjermanit nuk është aspak problem për Bajernin. Vogt vlerësohet 12,4 milionë euro.