Kovaç mirëpret Kahn: Ai është pjesë e familjes

Trajneri i Bajernit, Niko Kovaç, foli para gazetarëve në konferencën për shtyp para takimi të të së shtunës ndaj skaudrës modeste të Fortuna Dyseldorfit. Tekniku kroat iu përgjigj pyetjeve mbi lajmet që po qarkullojnë në shtypin gjerman në lidhje me largimin e Uli Hënes nga presidenca e kampionëve të Gjermanisë dhe ardhjen e Oliver Kahn në vend të tij.

TITULLI – “Objektivi jonë mbetet titulli. Kemi luajtur vetëm 1/3 e sezonit. Por, jam gjithashtu me këmbë në tokë dhe e di se kemi ngelur mbrapa në renditje. Duhet të fitojmë të gjitha ndeshjet deri në krishtlindje e të shpresojmë që kundërshtarët tanë të bëjnë hapa fals”.

KAHN PRESIDENT? – “Kjo nuk është punë për mua. Jam i bindur se Uli Hënes dhe Karl-Hainc Rumenige janë duke bërë një punë të mirë. Por, unë s’duhet të merrem për këtë temë. Oliveri (Kahn) sigurisht që i përket familjes së Bajernit”.

ALFONSO DEJVIS – “Ai është një diamant i papërpunuar. Nuk ishte e lehtë të merrnim atë pas shumë klube të tjera ishin të interesuara për të. Duhet t’i japim atij kohën e nevojshme për t’u përshtatur me nivelin e lojtarëve këtu, por nuk kam dyshime se do të ketë minuta dhe për të në etapën e dytë të kampionatit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online