Niko Kovaç në fillim të këtij viti i mori stafetën Jup Heinkesit si trajner i Bajernit të Mynihyt. Kroati vinte nga një eksperiencë shumë pozitive tek Ajntrahti i Frankfurtit. Megjithatë ai nuk po arrin të gjejë balancat në Mynih dhe skuadra nuk është në nivelin e duhur. Bajern gjithmonë pretendon të fitojë Championsin. Këtë sezon janë eliminuar që në 1/8 nga Liverpuli, duke mos i bërë asnjë rezistencë anglezëve.
Sipas gazetës “Sport Bild”, drejtori Rumenige e ka humbur besimin të kraoati. Ai dëshiron si zëvendësues të tij, Mark Van Bomel. Holandezi aktualisht drejton PSV Eindhoven. Ekipi i 42-vjeçarit e ka rivalizuar Ajaksin deri në fund, duke u traguar gati të një niveli në kampionat.
Kryesia bavareze e shohin atë si të duhurin për të marrë drejtimin e Bajernit. Me Kovaç lojtarët kanë treguar se nuk ndihen mirë dhe e kanë pasqyruar shqetësimin e tyre tek drejtuesit. Trajneri kroat pritet të shkarkohet në fund të sezonit edhe nëse arrin të fitojë dopietën.