Kovaç ia vë fajin mbrojtjes: Më vjen keq për Manuel Nojer

Bajerni i Mynihut do të presë nesër në “Allianz Arena”, Benfikën në kuadër të ndeshjes së parafundit të fazës së grupeve të Champions-it. Në daljen për shtyp për këtë takim, trajneri i Bajernit Niko Kovaç, foli për gjendjen e skuadrës së tij para këtij takimi.

“Na mjafton një pikë për siguruar kalimin në fazën tjetër, por natyrisht që objektivi jonë është fitorja.  Sigurisht që jam i zhgënjyer, nuk ka si të mos jem. Është e pafalshme që nuk ditëm të ruanim avantazhin, sidomos për faktin se luanim në “Allianz Arena”. Po bëjmë të njëjtat gabime javë pas jave ”, tha fillimisht Kovaç.

DEKLARATAT E HËNES– “Po është diçka e vërtetë.  Po pësojmë gola që s’duhet të pësohen. Të dish të sulmosh është shumë e vështirë, por të mbrohesh është shumë herë më e lehtë. Më vjen keq për Manuel Nojerin, pasi i është dashur të presë të 20 gjuajtje gjatë ndeshjeve të fundit”.

TAKIMI I HËNES ME LOJTARËT PA PRANINË E TIJ – “Është diçka normale. Unë nuk mund të flas me të gjithë njëkohësisht. Në atë moment isha në daljen për shtyp dhe po flisja me një pjesë prej jush.”

DËMTIMET – “Për momentin kam vetëm 14 lojtarë në dispozicion. Gnabri, Hames, Koman dhe Tiago janë akoma të dëmtuar. Por, jam i bindur se do t’u marr maksimumin lojtarëve që do të luajnë nesër

PROGRESI I SANÇEZ – “Çdo lojtari të huaj i duhet të përballet me ndryshimet kulturore në një vend të ri. Progresi i Sançez është i qartë për të gjithë. Ai ka cilësi shumë të mira dhe tani është rikthyer në kombëtare”, përfundoi trajneri i Bajernit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *