Trajneri i Bajernit të Mynihut, Niko Kovaç, foli pas ndeshjes së fituar kundër Verderit 1-0, ku u shpreh shumë i lumtur për faktin që skuadra e tij mori një fitore shumë të rëndësishme përballë një rivali shumë të fortë. Në fjalën e tij, strategu kroat tha:
“Ishte një ndeshje shumë e vështirë për të dyja skuadrat, kushtet ishin në ekstrem. Gjërat shkuan nga zero në 100 shumë shpejt, 25 gradë temperatura, nuk ishte e thjesht. E dinim që duhet të luanim fort kundër Verderit dhe ia dolëm. Kjo ishte humbja e parë e tyre në këtë vit, por jo vetëm kaq, ia dolëm që të mbanin dhe rrjetën e paprekur, që kundër Verderit është një mision thujase i pamundur.
Kartoni i kuq i tyre e bëri disi më të lehtë punën tonë, por dhe fitorja 1-0 besoj se ishte e mjaftueshme. Kemi marrë tri pikë të rëndësishme dhe jam i lumtur që do të festojmë Pashkët në vendin e parë në renditje”, tha Kovaç.