Kovaç: Askush nuk ka qendërmbrojtës si ne, Boateng lojtar klasi!

Merkato është në orët e fundit të saj dhe trajneri i Bajernit, Niko Kovaç, flet për situatën në kampin bavarez. Boateng do të qëndrojë dhe trajneri kroat është i lumtur me treshën e qendërmbrojtësve që ka në ekip, ndërsa pohon largimin e Bernat drejt PSG.

Boateng është një qendërmbrojtës i klasit botëror. Ai është në formë, ka kaluar problemet me dëmtimet dhe jam i bindur që ai do të ndihmojë Bajernin, por dhe kombëtaren gjermane. E njëjta gjë vlen dhe për Humels dhe Syle.

Nuk di një klub tjetër në Europë që ka tre qendërmbrojtës të këtij niveli në ekip dhe kjo është e rëndësishme, sepse do të jemi në gjendje të bëjmë rrotacion. Zherom është një profesionist absolut dhe do të japë maksimumin për klubin.

Bernat? Huan ndodhet në Paris dhe me shumë mundësi do të nënshkruajë kontratën e re me klubin francez me të cilët kemi rënë dakord për shitjen e lojtarit. Kemi 19-lojtarë në ekip, një prej tyre është i dëmtuar (Koman) dhe nëse do të jetë e nevojshme do të përdorim lojtarë nga ekipi U23”, përfundon për “AFP”, Niko Kovaç, i cili po shijon sezonin e parë si trajner i Bajernit të Mynihut.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online