“Kosova do mundi Brazilin”! Chalandes e ekzagjeron dhe ul Paqaradan: Nuk vjen më? Me St Paul po luan, jo me Real Madrid

Trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Challandes ka folur për ndeshjet e fundit të Kosovës, të cilat rezultuan në humbje. Përpos situatës që ndodhen “dardanët” tekniku zviceran foli dhe për lojtarin që deklaroi se nuk do të jetë pjesë e Kosovës, për sa kohë Bernard Challandes të jetë në krye të pankinës. Bëhet fjalë për  Leart Paqarada i cili aktivizohet në Gjermani tek skuadra e St Paulit.

Challandes nuk i kurseu aspak ironitë ndaj Paqaradas, duke theksuar që ai luan për një klub jo shumë të njohur në Gjermani dhe jo për Realin e Madridit, që ky lajm të bëjë bujë. Zvicerani gjithashtu e akuzoi lojtarin se preferoi të vinte inatin ndaj trajnerit, përpara vendit të tij.

“Paqarada luan me St Pauli dhe jo me Real Madrid. Learti luan lojë të mirë dhe nuk është lojtar i dobtë. Por nëse flasim për shtatorin 2020, ne kishim sukses edhe pa të. Kur luajtëm në shtator, luajti vetëm një ndeshje, në tetor luajti dy herë. Në nëntor nuk mundi të vinte. Ai vendosi që të mos vinte për Kosovën. Ai deklaroi se me këtë trajner nuk do të vijë për Kosovën. E respektojë vendimin e tij por më vjen keq. Ai ka vendosur dhe është një situatë krejt normale.”- u shpreh Challandes.

Gjithashtu vetbësimi ishte i nivelit më të lartë teksa sipas asaj që raporton “Klan Kosova”, Chalandes u shpreh se dardanët mund të fitojnë edhe kundër Brazilit. “Është normale të thuash se si mund të kërkosh nga një ekip që të fitojë kundër Spanjës. Por si trajner, si trajner, është e qartë që unë ëndërroj, dhe unë e përgatis ekipin për të fituar dhe unë mendoj se është e mundur, por është e pamundur ta shpjegosh atë pas lojës me dy pyetje “Pse një lojtar nuk luajti?” apo “Pse humbët kundër Suedisë?”. Njerëzit që më njohin e dinë që unë ëndërroj për Kosovën, jam i sigurt që Kosova mund të fitojë edhe kundër Brazilit në të ardhmen”, u shpreh Chalandes. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online