VIDEO/ “Është festivali i driblimeve dhe tuneleve”! Nejmar është “ilaçi për sytë” në futboll, shihni spektaklin ndaj Bajernit të Mynihut

Neymar është futbollisti më i rëndësishëm i PSG si dhe një nga konkurentët kryesor për të fituar Topin e Artë të këtij sezoni. Ditën e sotme sulmuesi 29 vjeçar u shpall lojtari më i mirë ndeshjes. Edhe pse skuadra e tij u mposht me rezultatin 0-1 nga Bajerni, braziliani ishte futbollisti më aktiv në fushë, duke u kthyer dhe në mbrojtje për ta marë topin që të niste aksionin për skuadrën e tij.

Driblimet e tij ndaj lojtarëve të Bajernin ishin të vazhdueshme, si dhe pasimet e tij ishin mjaft të sakta. Megjithatë Nejmar ishte mjaft i pafatë, teksa goditi traversën në një aksion fantastik si dhe një rast flagrant u ndal nga i përhershmi Manuel Nojer. Driblimet i japin mjaft bukuri futbollit dhe braziliani e zotëron plotësisht këtë aspekt. Mund të jetë lojtari më i urryer edhe për shkakun e stimulimeve të tij, por padyshim që pas mbrëmjes së sotme të gjithë bien në përfundimin: “Është “ilaçi për sytë” në futboll”.

Përshkrimin më të mirë për të e ka bërë ish-futbollisti i Argjentinës dhe komentatori i njohur në këtë vend, Diego Latorre: “Është festivali i tuneleve dhe driblimeve. Të shohësh këta lojtarë të tillë do të thotë që të kthehesh mbrapa në fëmijëri”. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online