“Ia thashë kur la ndeshjen”, trajneri i PSG impresionohet nga Gueye: Je makineri

?Paris Saint Germain është një skuadër që ka në brendësi të saj yje botërorë, si Mbape dhe Nejmar, të cilët për shkak të imazhit të tyre marin të gjithë vëmendjen dhe meritat në fitoret e skuadrës.

Megjithatë, parizienët kanë organikë dhe lojtarë të tjerë të cilët janë të pazëvendësueshëm, ku një prej tyre është dhe mesfushori Gueye. 31 vjeçari kishte një nga pozicionet më të vështira ditën e sotme, pasi i vendosur në mesfushë, duhet si të prodhonte aksione ashtu dhe të ndalte kundërsulmet e Bajernit.

Trajneri i PSG ka përgëzuar Gueyen për performancën e shkëlqyer teksa ka zbuluar se në përfundim të ndeshjes e ka quajtur një makineri.

Tekniku spanjoll gjithashtu ka përgëzuar dhe mbrojtësin e krahut Dagba, që pavarësisht se përballë kishte Kingsley Koman, bëri një punë të shkëlqyer.

“Kur Idrisa Gueye la ndeshjen, i thashë atij : Je një makineri. Ai është një makineri e pandalshme. Colin Dagba gjithashtu mbuloi një pjesë mjaft të rëndësishme. Kishte përballë një lojtar të madh si Kingsley Coman”, tha Pocchetino. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online