Korabi nuk ndalet më, kthehet Veliaj

0

Emiljano Veliaj është përforcimi i fundit i Korabit. Klubi dibran po punon me ritme fantastike dhe prej disa ditësh po zyrtarizon disa lojtarë çdo ditë, pa harruar që drejtimin e ka marrë Julian Ahmataj, një ish-futbollist me emër, i cili ka ambicie të mëdha edhe si trajner.

Veliaj rikthehet te Korabi, sepse luajti aty fazën e parë të sezonit të shkuar, ndërsa këtë vit u kthye në shtëpi, te Tomori.

Tani mesfushori organizator zgjedh të kthehet te Korabi, që do të thotë se edhe problemet financiare të klubit dibran janë lënë pas, përderisa aty kthehet një futbollist që i ka provuar mbi shpinë hallet e sezonit të shkuar.

Me afrimin e Veliajt, Korabi gjen një lojtar lider e me shumë eksperiencë, pas afrimeve të ditëve të fundit, me shumë lojtarë mjaft të rinj në moshë.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.