Tare shet Keitan te Monako, Lacio me bilanc fantastik edhe këtë verë

Lacio shet sulmuesin te skuadra e Principatës, duke “injoruar” bardhezinjtë dhe zikaltërit e Serisë A…

Keita Balde nuk do të luajë më me Lacion, por as në Serinë A. Sulmuesi senegalez është një lojtar i ri i Monakos, që e ka prezantuar zyrtarisht që mbrëmë. Në pak orë është konsumuar edhe tratativa e shpejtë mes Lacios dhe skuadrës së Principatës mbi bazën e 30 mln eurove, plus bonuse. Presidenti Lotito së bashku me Zhorzh Mendesh kanë mbyllur operacionin. Keita që mbrëmë ka zbarkuar në Montekarlo, atje ku u është nënshtruar vizitave mjekësore. Malet e Kortinës si skenar, super menaxheri Zhorzh Mendesh dhe presidenti Lotito si protagonist. Pas një vere të gjatë dhe me shumë oferta nga Juve, Milani dhe Interi, Keita më në fund ka vendosur.

MAGJITË E TARES – Nuk mund të mos evidentohet roli tepër i rëndësishëm i Igli Tares në transferimin e fundit të Lacios, ashtu si në gjithë bizneset e tjera të mëdha të klubit roman. Keita është transferuar thuajse falas para disa vitesh te Lacio dhe tani u shit për 30 milionë euro. Tare arriti të ruante qetësinë edhe kur Keita po bëhej problematik me sjelljen e tij dhe i dha fjalën Juventusit, por tani u bind të shkonte te Monako. Këtë verë Lacio ka dalë 56 milionë euro fitim nga shitblerjet, aspak keq në një futboll ku për klubet e rëndësishëm është e pamundur të shesin dhe të mos shpenzojnë shumëfish për të blerë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online