Mançester Junajtid nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 në ndeshjen kundër Sauthemptonit në transfertë. Djemtë e Murinjos reaguan pas disavantazhit të dyfishtë, duke barazuar ndeshjen.
Gjatë golit të dytë të ekipit vendas ndodhi dhe një episod i veçantë. Goditje dënimi për “shenjtorët” dhe Skot MekTominei, mesfushori 22-vjeçar i Junajtid, vendos të bëjë “krokodilin”, vendosjen që u bë e famshme nga Marselo Brozoviç i Interit.
Shtrirje pas murit, por Soares lëshon një goditje fantastike që përfundon në trekëndësh. Rjetë, gol dhe festë në stadium. Muri u tregua i pafuqishëm për ta bllokuar goditjen e portugezit, ndërsa MekTominei doli bllof.
Një gjë e tillë ka sjellë kritikat e tifozëve. Si ka mundësi që një lojtar 1.93 metra i gjatë të shtrihet në tokë, kur mund të qëndrojë në mur dhe të kërcejë. “Nga kush po fshihesh, nga këpucët e Lukakut?”, komenton një tifoz i Junajtid në rrjetet sociale, ndërsa një tjetër komenton: “Mos ndoshta po lutet?”!
Scott McTominay doing his best Jose Mourinho impression pic.twitter.com/vagwiQEQMV
— ODDSbible (@ODDSbible) December 1, 2018