Kontratë e re për Hazard? Sulmuesi sqaron gjithçka

Shumë fjalë për të ardhmen e Eden Hazard. Sulmuesi belg është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Çelsit dhe prej kohësh klubi londinez po tenton të nënshkruajë kontratën e re me sulmuesin. Nga ana tjetër Reali i Madridit sheh te Hazard pasuesin ideal te Kristiano Ronaldos.

Gjithsesi në lidhje me lajmet e fundit që kanë dalë dhe thonë se ai ka rinovuar me Çelsin, Hazard sqaron: “Unë nuk kam nënshkruar akoma një kontratë. Akoma jo, akoma jo”. Më tej ai ka folur edhe për ndryshimet që ka pësuar CCelsi me Maurizio Sarrin në panikun.

“Sarri është një trajner që i pëlqen të ketë topin dhe kjo bën diferencën e madhe. Nuk më pëlqen të them se nën drejtimin e Murinjos dhe Kontes nuk kam pasur liri. Edhe ata më linin të bëja atë që doja në metrat e fundit. Kjo është arsyeja pse kam shkëlqyer edhe me ata. Gjithashtu unë e di çfarë duhet të bëj edhe në aspektin mbrojtës”, shton sulmuesi belg.

“Tani ne kemi lojtarë të ndryshëm, lojtarë që nuk i kemi pasur sezonin dhe që duan ta kenë topin. Ne kemi më shumë zotërim topi se më parë dhe lojtarët e sulmit përfitojnë nga kjo”, përfundoi Hazard, i cili në mesjavë shënoi një gol mjaft të bukur ndaj Liverpulit në Carabao Cup.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online