Kastrioti Dermaku e ka mbyllur njëherë e mirë me Kozencën. Qendërmbrojtësi shqiptar synon të firmosë me një klub të Serie A dhe sipas medieve italiane interesi për të nuk është i pakët.
Bolonja, Torino dhe Parma janë në garë për 27-vjeçarin, por këta të fundit duket se në “pole position” me ofertën e tyre.
Sipas “cosenzachannel.it”, klubi emiljan i ka ofruar Dermakut një kontratë të vlefshme për tri sezone. Në javët në vazhdim pritet që 27-vjeçari të vendosë përfundimisht për të ardhmen e tij.