Kontrata, Koliçi pret të sqarohet me Kukësin

0

Koliçi pason situatën tek avokati i tij

Përgatitjet për sezonin e ri do të nisin së shpejti dhe për Enea Koliçin, por e ardhmja mbete enigmë. Kontrata e depozituar në FSHF i ka prishur planet e pogradecarit, i cili ka pasur mjaft oferta, kryesisht nga Franca, Turqia e Qipro, por dhe nga Skënderbeu. “Gardiani” e ka kaluar çështjen në dorë të avokatit të tij, i cili do të ndërmarrë hapat ligjorë, megjithatë dëshira e tij është që gjithçka të zgjidhet me konsensus, pavarësisht se kontrata në FSHF është depozituar pa dijeninë dhe vullnetin e tij.

Lena vendos javën e ardhshme

Nijas Lena është një nga lojtarët që në përfundim të sezonit e konsideronte veten pa kontratë. Befasisht e pa veten në listën e lojtarëve që u kishte shkuar kontrata e re ne FSHF. I kontaktuar nga gazeta, mesfushori nuk preferon të komentojë, por njofton se do të presë javën e ardhshme për zhvillimet që do të ketë. Një takim me presidentin normalisht që do të jetë parësor, por 31-vjeçari po shijon pushimet, pavarësisht se është ende i paqartë për situatën e tij në raport me Kukësin, ashtu si dhe pjesa tjetër e lojtarëve.

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.