Teuta, nesër në fushë për miqësoren e radhës

Teuta vijon me programin stërvitor në Itali dhe pas ndeshjes me skuadrën e Riçione, që e mundën me rezultatin e pastër 2-0, dje janë stërvitur vetëm pasdite. Nën urdhrat e trajneri Magani vijon të jetë në dispozicion sulmuesi ganez Latif Amadu, që vjen nga kampionati bjellorus dhe prej disa ditësh po stërvitet me durrsakët. Stafi teknik po e vëzhgon me vëmendje dhe po kërkon kohën e duhur për të marrë një vendim. Për momentin Teuta për sulmin ka vetëm dy futbollistë, serbin Semin Haxhibuliç dhe vlonjatin Ardit Shehaj, që ka pasur një problem me kaviljen. Siç dihet, me përfundimin e sezonit u larguan Magani, Ribaj dhe Bangal. Tanimë drejtuesit po punojnë për të bërë edhe 2-3 afrime të tjera dhe sulmi është problemi më madhor për t’u zgjidhur.

Miqësorja – Nesër Teuta do të përballet me Vis Pezaron, në stadiumin Magrini, në Magrini di Borgo Santa Maria, prej orës 18.00. Aty do të provohen sërish disa lojtarë dhe do të shikohet me kujdes edhe sulmuesi Amadu.

Çyrbja – Ndaj Vis Pezaros do të mungojë mesfushori Arbër Çyrbja, i cili me lejen e klubit do të udhëtojë në Shqipëri ditën e shtunën, për t’u rikthyer të hënën, pasi vëllai i tij ka ceremoninë martesore ditën e diel. Mesfushori është një nga lojtarët kryesorë të Teutës, teksa vjet ishte edhe shënuesi më i mirë i skuadrës, me pesë gola të realizuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online