Pep Guardiola e ka bërë të qartë se e do në ekip Rahem Sterling, ndërkohë që sulmuesi i Anglisë dhe Mançester Sitit është nën kontratë deri në verën e vitit 2020. “Qytetarët” kërkojnë të rinovojnë me të, ndërkohë që nga ana tjetër vetë sulmuesi dëshiron të marrë një rritje page që tani.
“The Times” raporton se Sterling dëshiron një rritje prej 100 mijë sterlinash në javë, që do ta bënte sulmuesin lojtarin e gjashtë më të paguar në Premier League. Momentalisht futbollisti 23-vjeçar përfiton 175 mijë sterlina në javë.
Sterling nuk është se dëshiron të bëhet më i paguari në klub. Kevin De Brujn është ai që merr më shumë nga të gjithë: 280 mijë sterlina në javë, por me bonuse i shkojnë deri në 342 mijë sterlina në javë. Palët janë në bisedime për kontratën e re dhe mbetet për t’u parë se si do të shkojnë ato.