Konfirmoi largimin nga Atletiko, mbrojtësi i habit të gjithë me ekipin e ri!

0

Atletiko Madrid është ekipi që po vuan më së shumti nga largimet e lojtarëve. Lukas Hernandez, Diego Godin, Antuan Grizman si dhe Filipe Luis kanë deklaruar largimin nga Madridi.

Nëse Lukas do të kalojë te Bajerni, Godin tek Interi dhe Grizman te Barcelona, e ardhmja e Filipe Luis është krejtësisht në pikëpyetje. Sipas raportimeve të fundit të “AS” braziliani duket se e ka gjetur ekipin e ri dhe është një surprizë e madhe.

33-vjeçari me sa duket do të kthehet në atdhe dhe është në bisedime të avancuara me Flamengon. Pikërisht këta të fundit duket se e kanë bindur Filipe Luis të braktisë Europën pas plot 15 vitesh. Mbrojtësi kërkohej nga disa ekipe mjaft të njohura, por me sa duket ka vendosur për rikthimin në Brazil.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.