Konfirmohen problemet, Meta: Jemi në pritje të vendimit të klubit

Duke ju referuar mosparaqitjes të skuadrës së Termit në Memaliaj për ndeshjen e javës së 17-të në Grupin B të Kategorisë së Dytë, aludimet se kjo skuadër është drejt shkrirjes nuk janë pa gjë, pasi realisht problemet janë të shumta.

Gjendjen e konfirmon për SportEkspres.com edhe trajneri i Term, Maringlen Meta, i cili deklaron se ka një situatë të vështirë në klubin e Kategorisë së Dytë.

“Unë nuk kam dhënë asnjë deklaratë në media dhe jeni ju (SportEkspres.com) të parët që po më pyesni për situatën te skuadra e Term. Ju deklaroj se është e vërtetë që kemi dy ditë pa stërvitje dhe nuk shkuam në Memaliaj për ndeshjen e javës së 17-të. Arsyeja është se nuk ka administrim e menaxhim të klubit. Ekipi është në pritje të një vendimi dhe deri sot në mesditë nuk ka ardhur”, ishte kjo deklarata e Maringlen Metës, trajnerit të skuadrës së Term.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *