“Komploti” ndaj Murinjos, zbulohet personi që kërkon shkarkimin e tij

Kampionatet europiane janë pushim për momentin dhe skenën e kanë marrë ekipet kombëtare. Një periudhë qetësie për shumë klube, që do të kenë mundësinë të shfrytëzojnë këtë periudhë për t’u përgatitur më mirë për vazhdimin e sezonit. Por nuk ka paqe për Zhoze Murinjon.

Posti i trajnerit portugez te Mançester Junajtid vazhdon të jetë i lëkundur, por siç citon “The Sun”, është gjetur komplotisti, i cili po tenton t’i fusë “shkopinj nën rrota” Murinjos.

Piter Lim

Trajneri ka sugjeruar një teori konspirative, duke pretenduar se Piter Lim po bën të pamundurën për ta shkarkuar nga trajneri i Junajtid. Biznesmeni nga Singapori dëshiron të blejë klubin e “Djajve të Kuq” dhe dëshiron largimin e Murinjos, për ta blerë klubin me një çmim më të lirë.

Lim është pronari i klubit të Valencias, njëkohësisht një rival i Murinjos në grupet e Champions-it. Ndeshja mes ekipeve në “Old Trafford” përfundoi në barazim pa gola, çka i kushtoi përkohësisht humbjen e vendit të parë në grup ekipit të Murinjos. Ky i fundit është i sigurtë që Lim po i bën një lojë pas krahëve dhe po bën maksimumin që trajneri të largohet nga Junajtid.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online