“I kisha sytë nga ia gjithë kohës, por ai jo”, çifti Jupi tregon historinë e dashurisë: Nuk e dinim që ishte futbollist

0

Shpesh e shihnim në studio televizive për të dhënë analizat e detajuara të ndeshjeve të futbollit, por këtë herë Redi Jupi zgjedh të rrëfejë jetën e tij private. Më konkretisht, historinë e tij të njohjes me bashkëshorten Vivian. Vajza e një mjeku të njohur, Mentor Petrela, është njohur me ish-futbollistin gjatë pushimeve të përbashkëta në jug të vendit, ndërsa zbulon në “E diela shqiptare“ se si ajo edhe i ati i saj nuk ishin në dijeni se Jupi ishte një lojtar i njohur në Shqipëri.

“Kur heq dorë nga pritja të vjen çdo gjë. Isha në një moment kur nuk prisja të njihesha me një vajzë, as për të krijuar familje. Po vazhdoja me ritëm të çuditshëm, më erdhi kjo vajzë. Njiheshim nga larg në Tiranë, por u njohëm në Dhërmi. Ishim në pushime me miq të përbashkët. Ishte personi më normal që kisha parë ndonjëherë. Normaliteti është luks. Një njeri pozitiv, më dukej sikur mendonte si unë. Të gjithë kanë mënyrën e vetë të mendimit. Njerëz normal quaj ata që kam afër, kamë të njëjtat valë radio. Merresha vesh me sy, e shikoja që ishim në sintoni dhe më tërhoqi shumë kjo gjë”, ka thënë Redi Jupi. Më pas edhe Vivian ka dhënë versionin e saj të historisë.

“Ishim rreth 20 veta. Pjesa më e madhe ishin çifte-çifte. Nuk e di pse ndjeja diçka. Unë i kisha sytë komplet nga Redi gjithë kohës, kur ai jo. Kam qenë 23-vjeçe kur u njohëm. Ne kishim bërë një prezantim paraprak. E ftova Redin për darkë një natë që babi ta njihte, por ishte pak skeptik, sepse nuk kishim shumë kohë bashkë. Studionim në atë periudhë. Na shihte te shtëpia që studionim të dy. Një ditë më tha: ‘Kush është ky djali që vjen‘? Por nuk ishim njohës të futbollit apo sportit. Asnjëri nuk e dinte që ishte futbollist i famshëm”, tregon Vivian./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.