Komplikohet transferimi te Brest, Xherrard shpjegon situatën e Grezdës

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Grezda te skuadra e Brest në Ligue 1 dukej një transferim i kryer, por zhvillimet më të fundit nga Skocia kanë marrë një kthesë 180 gradë. Trajneri i Rejnxhërsit, Stiven Xherrard, tha për mediat:

“Kemi marrë dy-tre oferta për Grezdës, por asnjëra nuk i përmbush pritshmëritë tona nga ana financiare. Ka pasur dhe kërkesa huazimi, por asnjë nga këto opsione nuk janë opsione që ne po i studiojmë”.

Nga Franca, transferimin e Grezdës te Brest e bëjnë të kryer, por futbollisti kuqezi është ende në kontratë me Rejnxhërs dhe deri më tani, është ende në “Ibrox Stadium”. Situata e sulmuesit të kombëtares, shumë e paqartë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *