Federiko Kieza kërkohet nga shumë klube të ndryshme. Juventusi dhe Interi e tentojnë në Itali, por vështirë që 21-vjeçari do largohet nga Fiorentina.
Roko Komiso ka mbetur i mahnitur nga loja e tij kundër Spanjës dhe e cilëson Kiezen si krenarinë e Fiorentinës. Presidenti i ri nuk ka nevojë për para, do refuzonte menjëherë edhe 100 milionë euro për kartonin e anësorit ofensiv dhe dëshiron ta mbajë lojtarin e talentuar në Firence. Të paktën edhe një vit…
“Nuk e shes as për 100 milionë euro. E kam parë në aksion dhe ka bërë gjëra të shkëlqyera. Federiko është krenaria jonë. Nuk kemi nevojë për para dhe nuk ekziston asnjë lloj klauzole në kontratën e tij. Dua ta mbaj djalin në Firence, të paktën edhe një vit. Dua ta mbaj edhe më shumë, por të shohim.
Nuk kam biseduar akoma me të. Do ulemi së shpejti, tani i duhet të jetë vetëm i përqendruar. Unë e mbaj fjalën kur jap një premtim. Si mund të nis aventurën time, duke shitur lojtarin që prezanton Fiorentinën në kombëtare?”, përfundon Roko Komiso.