Komenti emocionues për të bijën, Valero ngre moralin e zikaltërve

0

Tifozët e Interit mezi po prisnin debutimin e skuadrës së tyre, por ndeshja e parë shkoi keq. Djemtë e Spaletit u mposhtën nga Sasuolo dhe trishtimi mbuloi kampin zikaltër. Edhe pse nuk u aktivizua në ndeshjen e parë, Borja Valero është një lojtar profesionist dhe i dashur nga tifozët.

Së fundmi, ai ka postuar një foto të së bijës në profilin e tij në “Twitter”. Vajza e spanjollit shihet e mërzitur nga humbja e Interit dhe imazhi i saj përfaqëson gjithë tifozët e ekipit. Megjithatë, Valero tenton të ngrejë moralin e të gjithëve dhe “ngushëllon” vogëlushen. Është vetëm ndeshja e parë dhe ditë të mira do të vijnë.

“Mos u trishto Lucia, sepse ishte vetëm ndeshja e parë, tjetra do të shkojë më mirë!”, shkruan 33-vjeçari, i cili verën e kaluar la Fiorentinën për t’u transferuar në pjesën zikaltër të Milanos.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.