Kombëtarja më absurde në botë, Danimarka humbet me nder në Sllovaki

Si mund të kalosh nga Kristian Eriksen me shokë tek disa futbollistë të kategorisë së tretë, futbollistë kalçetoje, mekanikë, punëtorë ndërtimi e peshkatarë? E thjeshtë, kur asnjë futbollist profesionist nuk pranon të luajë, detyrohesh të kapesh këdo që të del përpara dhe e hedh në fushë, për të shmangur dënimin nga FIFA e UEFA.

Këtë bëri mbrëmë Danimarka, duke luajtur një miqësore në Sllovaki, ku natyrisht vëmendja ishte e madhe thjesht për faktin se në fushë zbrisnin disa që fanellën e kombëtares e shumta e kanë veshur për qejf, duke luajtur me shokët.

Gjithsesi, në Tërnava nuk përfundoi me turp, sepse Danimarka u mund vetëm 3-0. Nemec e Rusnak në pjesën e parë dhe një autogol nga Fogt në fund të ndeshjes shënuan golat e miqësores komike.

Një farsë, siç tha legjenda e Danimarkës Morten Olsen, sepse Danimarka dhe lojtarët mund të gjenin një zgjidhje për paratë e shfrytëzimit të imazhit të skuadrës.

Ndërkaq, në Sllovaki biletat e ndeshjes u shitën me 1 euro, pasi natyrisht askush nuk e kishte me qejf të shihte futboll komik, ndërsa Danimarka ka premtuar se do ta dëmshpërblejë Sllovakinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *