Rreth orës 14.00, kombëtarja shqiptare la Elbasanin për t’u transferuar në Maqedoni.
Sipas planit, udhëtim me autobus drejf Shkupit, ku do të kalohet nata.
Në kufi ka kaluar gjithçka qetësisht, ndërsa është shfrytëzuar pushimi edhe për një ndalesë të shkurtër, por gjatë rrugëtimit ka pasur edhe një ndalesë për drekë.
Një autokolonë me forca policie, por edhe një furgon me forca të sigurisë që do ta shoqërojnë skuadrën si në rezidencën në Shkup, ashtu edhe në Strumica, ku do të jetë nesër paradite.
Për t’u veçuar është fakti se kombëtarja ka pasur me vete edhe një oficer sigurie, si dhe gjashtë efektivë sigurie, të kompanisë BBS, kompani që operon prej tre vitesh me ekipin kombëtar. E njëjta kompani ka shoqëruar edhe ekipin e Skënderbeut në kupat e Europës, si dhe do ta shoqërojë atë në gjithë ndeshjet që do të luajë në Europa League, me kërkesë të UEFA-s.