Koman kryen kontrollet mjekësore, mësohet shkalla e dëmtimit

Kingsli Koman ishte heroi i Bajernit të Myniut në fitoren 2-3 përballë Augsburgut në transfertë. Francezi shënoi një dygolësh dhe dhuroi asistin e golit të David Alabës.

Trepikësh i rëndësishëm për ekipin e Kovaç dhe diferenca me Dortmundin kryesues (udhëton të hënën drejt Nyrnbergut) ka shkuar në dy pikë. Megjithatë, Koman ka pësuar një dëmtim në këmbën e majtë në minutat e fundit të ndeshjes pas një përplasje me Danson e Augsburgut, pikërisht aty ku është dëmtuar më parë dhe që e mbajti shumë larg fushave të blerta.

I pafat 22-vjeçari, por kontrollet mjekësorë kanë çliruar Bajernin. Lojtari nuk ka pësuar një dëmtim të rëndë dhe mund të jetë i gatshëm për duelin e mesjavës kundër Liverpulit në “Anfield”.

Ky është një lajm shumë i mirë për ekipin bavarez, pasi Koman është një lojtar tepër i domosdoshëm për skemat e Kovaç, i cili nuk do të ketë shërbimet e Tomas Myler (i skualifikuar) dhe Arjen Roben (i dëmtuar) në përballjen e Champions Ligës kundër djemve të Klopit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online