Flamurtari pësoi humbjen e dytë radhazi në kampionat dhe portierin Enea Koliçi e shqetëson volumi i lojës. “Si me Skënderbeun, ashtu edhe me Partizanin, na shqetëson se krijojmë volum dhe lojë, por nuk e shfrytëzojmë. Gjithashtu na shqetëson që pësojmë shumë lehtë gola. Duhet t’i rregullojmë shpejt”, u shpreh Koliçi në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport.
Gjithsesi portieri beson te kthesa: “Çunat janë të gjithë të mërzitur, por duhet të vazhdojmë me kokën lart, të shohim ndeshjet e radhës dhe t’i rikuperojmë këto pikët e humbura”.
“Nëse dorëzohemi tani nuk është normale. Kampionati nuk ka përfunduar, por është vetëm java e pestë, Duhet të kemi moral të lart për ndeshjen e radhës dhe t’i rikuperojmë sa më shpejt këto pikë. Asgjë nuk ka mbaruar ende”.
GOLI I DYTË – “Po e diskutoja me Pollozhanin dhe i thashë se kërceu në krah, jo drejt. Kjo ndikon. Por, gjithsesi goditja ishte shumë e mirë dhe ka meritë edhe Telushi”.