Stivën Nzonzi ka pasur një shpërthim të vonë si futbollist. Mesfushori 30-vjeçar tani mban në shtëpi një medalje kampioni bote, jo keq për një lojtar, që debutoi me kombëtaren franceze vetëm shtatë muaj para Botërorit Rusi “2018”.
Francezi mori pjesë në një sesion pyetje-përgjigjesh të zhvilluar online, ku iu përgjigj pyetjeve të bëra nga qindra fansa.
PRESIONI NË FUTBOLLL – “Pjesa më e vështirë e futbollit nuk është aspekti fizik ose teknik, por ai psikologjik. Të gjithë presin që të jesh në formën më të mirë në çdo moment. Kjo është diçka e pamundur. Edhe nëse po bën mirë e fiton trofe, dy muaj më vonë, nëset nuk paraqitesh mirë vijnë kritikat. Tifozët harrojnë shpesh, por kjo ndodh dhe në fusha të tjera të jetës. Për shkak të kësaj gjëje duhet të tregohesh shumë i fortë në aspektin psikologjik”
KOLEGU MË I TALENTUAR – “Kur shkova në Angli te Bllekbërni kisha në skuadër Beni Mekkarthin. Ai është në fundin e karrierës, por ngela i shtangur nga aftësitë e tij teknike. Ndoshta, nuk ishte lojtari më i mirë, por askush nuk më habitur aq shumë sa ai.
DIFERENCAT ME KAMPIONATIN ANGLEZ DHE KUNDËRSHTARI MË I FORTË – “Çdo kampionat është shumë i ndryshëm nga tjetri. Premier Liga është një kampionat shumë fizik dhe faze sulmuese zhvillohet shumë shpejt se në çdo vend tjetër. Kjo ndoshta ndodh për shkak të motit dhe terreneve. Kundërshtari më fortë? Kam luajtur kundër shumë lojtarëve të mëdhenj në Angli. Droba, Runi, Ven Persi, të gjithë këta ishin legjenda, ndërsa Jaja Ture ishe brilant në çdo gjë”, përfundoi francezi.