Kolarov mposht Berishën, Roma e nis me fitore

0

Një gol i zgjuar në minutën e 31-të të ndeshjes i ka dhënë fitoren 1-0 Romës në Bergamo, kundër Atalantës.

Bergamaskët vijnë nga një sezon perfekt, por janë dobësuar këtë verë, ndaj nuk pritet që të shkojnë sërish në Europa League, por gjithsesi sot luajtën një ndeshje të mirë dhe kishin shanse të merrnin rezultatin pozitiv.

Në një ndeshje të hapur, me raste nga të dyja krahët, Roma e gjeti golin me një goditje dënimi që serbi Kolarov me zgjuarsi e goditi lehtë poshtë këmbëve të lojtarëve në barrikadë, duke befasuar edhe portierin Etrit Berisha, i cili u zgjat, pa mundur ta prekte topin. E pafat Atalanta në fund, sepse në të 87-tën Iliçiç goditi shtyllën nga pak metra distancë, rast i pafalshëm.

Që aty, Romë e kujdesshme dhe Atalantë më kërkuese, sidomos në pjesën e dytë, por verdhekuqtë ishin të pakalueshëm, duke e nisur sezonin me fito4re në një fushë mjaft të vështirë, shenjë se skuadra verdhekuqe nuk është dobësuar aq sa dukej këtë verë.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.