Laçi godet sërish, afron një talent senegalez

0

Quhet Amadu Boiro, është 21 vjeç dhe është përforcimi i fundit i Laçit. Mesfushori nga Senegali ka lënë Spanjën për të ardhur në Shqipëri, ku shpreson të bëjë karrierë.

I rriut në Senegal, verën e shkuar Boiro shkoi në Spanjë, te Gimnastik Taragona, që e regjistroi fillimisht tek ekipi rezervë Pobla de Mafumet CF, por më pas e përdori një herë në kupë dhe një herë në Segunda Division. Gjithsesi, në janar Boiro mbylli kontratën me Gimnastik, ndërsa tani vjen në Shqipëri, me synimin për të treguar sa vlen.

Në këtë mënyrë, Laçi shton numrin e të huajve në skuadër dhe po kompletohet para sezonit të ri.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.