Kolaj dopietë me Sasuolon, Binaku rikthehet titullar

Sulmuesi i kombëtares shpresa, Aristidi Kolaj, ka qenë autori i një dopiete në fitoren 10 – 1 të Sasuolos ndaj amatorëve të Çiliverge Mazanos. Sulmuesi 20-vjeçar ka qenë një ndër lojtarët më të dalluar të ekipit primavera të klubit emilian.

Zhvendosemi në Suedi ku Egzon Binaku duket se e ka lënë pas plotësisht dëmtimin muskulor të pësuar në fund të muajit maj. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare u rikthye të luajë një ndeshje nga minuta e parë me Norkoping pas thuajse tre muajsh. 23-vjeçari u aktivizua për 80 minuta në barazimin 0 – 0 në transfertë ndaj Goteborgut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *