Tirana e sezonit të ardhshëm është drejt plotësimit. Veç afrimeve, në klub po mendojnë edhe për rinovimet, ndërkohë që edhe largime do të ketë sërish veç afrikanëve. Në kampin bardheblu kanë vendosur të vazhdojnë bashkëpunimin me Eni Imamin.
“Xholi”, i cili u mor verën e shkuar, ka bërë qendërmbrojtësin dhe paraqitjet e tij kanë qenë deri diku të mira, edhe pse nuk është aktivizuar në rolin e tij. Një ditë më parë ai ka sinjalizuar vazhdimin e bashkëpunimit përmes një fotoje të postuar në llogarinë e tij në “Instagram”.
Imami është aktivizuar në 30 ndeshje dhe vetëm një herë e ka nisur nga stoli. Mbrojtësi ka qenë një nga lojtarët me më shumë minuta te Tirana dhe do të vazhdojë të jetë nën urdhrat e trajneri Ardian Mema. Për mbrojtjen në kampin bardheblu presin edhe Tefik Osmanin, pasi të ketë mbaruar aventurën e tij në Europë me Teutën.